Botë

Suedia do të dërgojë diplomatë në Ankara për të bindur Erdoganin rreth NATO-s

Suedia do të dërgojë diplomatë në Turqi, në përpjekje për t’i kapërcyer kundërshtimet turke për mospranim të anëtarësimit në NATO.

Suedia pritet të marrë një vendim zyrtar mbi aplikimin e saj për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s shumë shpejt, njoftoi BBC-ja të hënën. Finlanda tashmë ka konfirmuar se do të aplikojë.

Turqia, që ndonëse është aleate e të dyja vendeve, deklaroi se nuk do t’i shihte pozitive aplikimet e Suedisë dhe të Finlandës. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendet skandinave “janë bujtina për organizatat terroriste”.

Ai shtoi se vendet nordike duhet ta ndalojnë përkrahjen e grupeve militante kurde, që sipas tij, gjenden në Suedi e Finlandë.

Diplomatët suedezë që do të dërgohen në Turqi, deklaruan se Erdogani do të jetë nën presion për t’u dakorduar, pasi Suedia dhe Finlanda do ta forconin më shumë NATO-n në Detin Baltik.