Botë

Turqia ofron të ndërmjetësojë në evakuimin nga Azovstali të ushtarëve të lënduar

Descriptive Text

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se do të mirëpriste që Turqia apo Kina të ndërmjetësonin për të ndihmuar në evakuimin e ushtarëve të lënduar që gjenden në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, raporton CNN.

Vereshchuk ka thënë për televizionin ukrainas se “pala turke mund të jetë një ndërmjetësuese e vërtetë në këtë çështje”.

“Po flasim aktualisht për të lënduarit rëndë dhe kjo është pyetje edhe për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar (IRC). Nëse Turqia mund të jetë ndërmjetësuese edhe në këtë çështje, do të ishte mirë. Nëse Xi Jinping mund të ndikojë, do të ishte po ashtu mirë. Shpresojmë për më të mirën”, ka thënë Vereshchuk.

Vereshchuk ka biseduar me zëdhënësin presidencial të Turqisë, Ibrahim Kalin, për këtë çështje.

“Kemi pasur një numër të planeve dhe propozimeve. Plani i parë është të largohen ushtarët nga Mariupoli për në Berdiansk dhe nga porti Berdiansk nëpërmjet anijes për në Stamboll, të dërgohen në Turqi. Është ende opsion”, ka thënë Kalin. “Anija është ende në Stamboll. Është gati për lundrim, por po presim lejen nga palët ruse dhe ukrainase për të shkuar në Berdiansk dhe për të sjellë ata ushtarë të plagosur në Turqi”.