Botë

Rusia vendos sanksione ndaj njësive të Gazpromit në Evropë dhe SHBA

Foto ilustrim
 

Rusia ka vendosur sanksione ndaj pronarit të pjesës polake të gazsjellësit Yamal si dhe njësive të Gazprom Germania, të cilat shpërndajnë gazin në Evropë dhe më gjerë, raportoi të mërkurën Reuters.

Subjektet e listuara në faqen e internetit të qeverisë ruse të mërkurën, janë kryesisht të bazuara në vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, e që shumica prej tyre janë anëtare të Bashkimit Evropian.