Botë

Asnjë përparim në paketën e sanksioneve të BE-së në Hungari

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen darkoi me kryeministrin hungarez Viktor Orban të hënën në mbrëmje në Manastirin Carmelite në kështjellën e Budës, që tani është zyra e Kryeministrit, në Budapest.

Asnjë përparim nuk u arrit në paketën e gjashtë të sanksioneve të propozuara, të cilën Orban thotë se do të vë veton në formën e saj aktuale, megjithëse von der Leyen shkroi në Twitter se bisedimet e tyre “ndihmuan në sqarimin e pyetjeve rreth sanksioneve dhe sigurisë së energjisë”, shkruan BBC.

“Ne bëmë përparim, por nevojitet punë e mëtejshme. Unë do të thërras një video-konferencë me liderët rajonalë për të forcuar bashkëpunimin rajonal në infrastrukturën e naftës”, tha ajo.

Kjo pritet të mbahet martën, me një takim të ri të 27 ambasadorëve të planifikuar për të mërkurën, sipas mediave hungareze.

Burimet e BE-së sugjerojnë se komisioni po ofron hyrje në det për të sjellë naftë jo-ruse në vendet pa dalje në det si Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.

Hungaria kërkon qindra milionë euro për të përshtatur rafineritë e saj kryesore për të marrë naftën Brent.