Lufta në Ukrainë thellon krizën e bukës së refugjatëve sirianë

Umm Khaled mezi del nga tenda ku jeton në Sirinë veriperëndimore dhe thotë se nuk u kushton vëmendje lajmeve. Por ajo e di një arsye pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të ushqyer veten dhe fëmijët e saj: Ukraina.
Çmimet e ushqimeve në mbarë botën tashmë po rriteshin, por lufta në Ukrainë e ka përshpejtuar rritjen që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Ndikimi po përkeqëson situatën tashmë të rrezikshme të miliona sirianëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre, nga vendi i tyre tashmë qe 11 vjet në luftë civile
Umm Khaled mezi del nga tenda ku jeton në Sirinë veriperëndimore dhe thotë se nuk u kushton vëmendje lajmeve. Por ajo e di një arsye pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të ushqyer veten dhe fëmijët e saj: Ukraina.
"Çmimet janë rritur dhe kjo na ka ndodhur që kur filloi lufta në Ukrainë", tha 40-vjeçarja, e cila ka jetuar në kamp me njerëzit e zhvendosur në enklavën e fundit të mbajtur nga rebelët në Siri, gjashtë vjetët e fundit qysh se u largua pas ofensivës qeveritare.
Shkurtimi i racioneve
Çmimet e ushqimeve në mbarë botën tashmë po rriteshin, por lufta në Ukrainë e ka përshpejtuar rritjen që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Ndikimi po përkeqëson situatën tashmë të rrezikshme të miliona sirianëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre, nga vendi i tyre tashmë qe 11 vjet në luftë civile.
Enklava rebele në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, është e mbushur me rreth 4 milionë njerëz, shumica e të cilëve u larguan nga vende të tjera të vendit. Shumica mbështeten në ndihmën ndërkombëtare për të mbijetuar, për gjithçka, nga ushqimi dhe strehimi deri te kujdesi mjekësor dhe arsimimi.
Për shkak të rritjes së çmimeve, disa agjenci ndihmash po zvogëlojnë ndihmën e tyre ushqimore. Ofruesi më i madh, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, filloi këtë javë të shkurtojë sasinë e racioneve mujore që u jep 1.35 milionë njerëzve në territor.
Kriza e Ukrainës ka krijuar gjithashtu një grup krejtësisht të ri refugjatësh. Shtetet evropiane dhe SHBA-ja kanë nxituar për të ndihmuar më shumë se 5.5 milionë ukrainas që kanë ikur në vendet fqinje, si dhe më shumë se 7 milionë të zhvendosur brenda kufijve të Ukrainës.
Agjencitë e ndihmës shpresojnë të tërheqin një pjesë të vëmendjes së botës përsëri në Siri në një konferencë dyditore donatorësh për ndihmën humanitare për sirianët që fillon të hënën në Bruksel, të organizuar nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian. Financimi shkon gjithashtu për ndihmën për 5.7 milionë refugjatët sirianë që jetojnë në vendet fqinje, veçanërisht në Turqi, Liban dhe Jordani.
Shpërqendrimi i vëmendjes
Vitin e kaluar BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera premtuan 6.4 miliardë dollarë për të ndihmuar sirianët dhe vendet fqinje që strehojnë refugjatë. Por kjo ishte shumë më pak se 10 miliardë dollarët që kishte kërkuar OKB-ja, dhe ndikimi u ndie në terren. Në Idlib, 10 nga 50 qendrat e saj mjekësore humbën fondet në vitin 2022, duke i detyruar të shkurtojnë në mënyrë dramatike shërbimet, tha Amnesty International në një raport të publikuar të enjten.
Në të gjithë Sirinë njerëzit janë detyruar të hanë më pak, tha Këshilli Norvegjez i Refugjatëve. Grupi anketoi disa qindra familje anembanë vendit dhe zbuloi se 87% po anashkalonin vaktet për të përballuar kostot e tjera të jetesës.
“Ndërsa kriza humanitare në Ukrainë vazhdon të kërkojë vëmendjen e botës, donatorët dhe qeveritë që takohen në Bruksel nuk duhet të harrojnë përkushtimin e tyre ndaj Sirisë”, tha në një raport të enjten drejtori rajonal i NRC-së për Lindjen e Mesme, Carsten Hansen.
Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICF, tha se më shumë se 6.5 milionë fëmijë në Siri kanë nevojë për ndihmë, duke e quajtur atë më të lartën të regjistruar që nga fillimi i konfliktit. Ai tha se që nga viti 2011, mbi 13.000 fëmijë janë konfirmuar të vrarë ose të plagosur.
Ndërkohë, UNICEF-i tha se fondet për operacionet humanitare në Siri po pakësohen me shpejtësi, duke thënë se ka marrë më pak se gjysmën e kërkesave të financimit për këtë vit. “Ne kemi nevojë urgjente për gati 20 milionë dollarë për operacionet ndërkufitare” në Siri, tha agjencia në një deklaratë.
Borxh për ushqim
Umm Khaled është ndër ata që mbështeten në ndihmën ushqimore. Me reduktimin e racioneve të ndihmës, ajo është futur më thellë në borxhe për të ushqyer familjen e saj.
Burri dhe djali i saj i madh u vranë në një sulm ajror të Qeverisë siriane në qytetin e tyre të Aleppos në vitin 2016. Menjëherë pas kësaj, ajo u arratis me tre fëmijët e saj të mbijetuar në enklavën rebele në provincën Idlib. Që atëherë, kanë jetuar në një kamp me tenda me njerëz të tjerë të zhvendosur në periferi të qytetit të Atmehut pranë kufirit turk.
Familja e saj jeton me dy vakte në ditë -- një mëngjes të vogël dhe një vakt kryesor vonë pasdite që shërben si drekë dhe darkë. Të ardhurat e saj të vetme janë nga mbledhja e ullinjve për disa javë në vit, duke bërë 20 lira turke (1.35 dollarë) në ditë.
“Dikur merrnim mjaft oriz, bullgur, thjerrëza e të tjera. Tani ata vazhdojnë t'i reduktojnë”, tha ajo me telefon nga kampi. Ajo foli me kusht që emri i saj i plotë të mos bëhej publik, nga frika e pasojave. Ajo jeton me dy vajzat e saj, gjashtë dhe 16 vjeçe, dhe djalin 12 vjeç, i cili pësoi lëndime në kokë dhe krahë në sulmin që vrau vëllanë dhe babanë e tij.
Çmimi i artikujve ushqimorë thelbësorë në Sirinë veriperëndimore tashmë është rritur me 22% dhe 67% që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, sipas grupit të ndihmës “Mercy Corps”. Mungesa ka pasur edhe në vaj luledielli, në sheqer dhe miell.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.