Botë

Për pak më shumë se një orë në Stamboll ranë 250 litra shi për m2

Ministri turk i Transportit, Çështjeve Detare dhe Informacionit, Ahmet Arslan ka deklaruar se Stambolli është përballur me një katastrofë të madhe për shkak të reshjeve të dendura të shiut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në një orë ose një orë e gjysmë kanë rënë 250 litra shi në një metër katror. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme. Autoritetet kompetente janë angazhuar tek tuneli i Euroazisë dhe bëjnë pompimin e ujit. Së shpejti, tuneli duhet të hapet”, tha ministri Arslan.