Katër persona kryen një vjedhje të enjten, brenda argjendarisë Chanel në Paris. Sipas pamjeve, personat përdorën motoçikleta, derisa dëshmitarë në vendin e ngjarjes treguan për atë çka panë.
“Ata ndaluan me dy motoçikleta dhe hynë brenda. I urdhëruan ata që ishin aty të shtriheshin përtokë dhe më pas mblodhën bizhuteritë dhe orët luksoze. Më pas ata u larguan me motoçikletat e tyre teksa automatikët e mëdhenj u dukeshin hapur në dorë”, tha njëri dëshmitar.
Ngjarja ndodhi përballë ministrisë franceze të Drejtësisë. Nuk u raportua për të lënduar, derisa hajdutët u larguan përgjatë rrugës Rue de la Paix. /Tch/
Braquage à main armée d'une boutique Chanel, près de la place Vendôme à Paris (police). Un témoin a pu filmer la scène ⤵️pic.twitter.com/OUPoI7TJ3M
— Boris Kharlamoff (@BorisKharlamoff) May 5, 2022