Botë

Ekuadori shpall gjendje emergjente si pasojë e rritjes së krimit

Foto: AP
 

Presidenti i Ekuadorit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tri provinca perëndimore për shkak të rritjes së krimit, raporton BBC të shtunën.

Guillermo Lasso ka shkruar në Twitter se do të vendoset një orë policore dhe mijëra ushtarë dhe oficerë policie do të dërgohen në Guayas, Manabí dhe Esmeraldas për të "zbatuar paqen dhe rendin".