Botë

Facebooku konfirmon fshirjen e videos së britanikut të zënë rob në Ukrainë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se Facebooku është pajtuar që ta fshijë një video të Aiden Aslin, një i burgosur britanik i luftës që mbahet në Donetsk nga forcat ruse, raportoi The Guardian të martën.

Videoja besohet të jetë propagandë ruse dhe e tregon Aslinin që akuzohet se shërbeu si mercenar.

Aslin u kap duke luftuar në Mariupol. Ai dhe Shaun Pinner, një tjetër ushtar britanik, u dorëzuan pasi u mbaroi ushqimi dhe municioni. Miqtë dhe familja e tyre kanë folur me shqetësim për gjendjen e tyre.

Facebooku fillimisht refuzoi ta fshinte videon, pavarësisht kërkesave.

Johnsoni tha se kishte arritur qasje me Facebookun. Facebooku më pas u pajtua ta fshinte videon.