Dy fëmijë kanë vdekur në qytetin ukrainas Doentsk, pas shkatërrimit të një shtëpie, nga sulmet ruse, ka njoftuar guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, raporton CNN.
Në një postim në Twitter, Kyrylenko, ka thënë se vajzat të moshës 5 dhe 14-vjeçare, kanë vdekur pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga “okupuesit rus”.
Rusia ka intensifikuar ofensivën në rajonin e Donbasit në javët e fundit.
Së paku 184 fëmijë kanë vdekur dhe 286 janë lënduar që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.