Botë

Tetë të vdekur në sulmet ruse në rajonin Luhansk

Shtëpitë e bombarduara nga forcat ruse në Chernihiv

Tetë persona kanë vdekur e dy janë lënduar në granatimet ruse në rajonin lindor ukrainas Luhansk, ka njoftuar kryetari i Luhanskut, Serhiy Haidai, raporton BBC.

Në postimin në Telegram, ai ka thënë se gjashtë persona kanë vdekur kur qytetet Hirske dhe Zolote janë bombarduar të shtunën.

Ndërsa dy të tjerë – të dyja gra – janë gjetur të vdekura nën rrënoja të një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna.

Haidai ka thënë se Zyra e Policisë në qytetin Severodonetsk është shkatërruar.

Më herët këtë javë, Rusia ka thënë se po i fokuson “operacionet ushtarake” në kapjen e Luhanskut dhe rajonit fqinj, Donetzkut, pasi dështoi të merrte pjesën veriore të Ukrainës, përfshirë kryeqendrën Kievin.