Botë

Zhduket një 15-vjeçare në Greqi, dyshohet se u josh nga “loverboys”

Zhdukja e 15-vjeçare Fotini Giannopoulou ka ngre alarmin në Policinë greke. Ajo është zhdukur në qytetin e Peristerit.

Adoleshentja raportohet se është në rrezik pasi ka gjasa që të jetë joshur nga një rrjet i trafikut të qenieve njerëzore, shkruan Protothema.

Ka dyshime të forta se vajza e mitur ka rënë pre e rrjetit “loverboys”.

“Është një zhdukje e rrezikshme dhe e them sepse ne zakonisht nuk nxjerrim urdhër, por del me vendim prokurorie. Ajo supozohet të jetë larguar vullnetarisht, por ajo është me disa që janë të rrezikshëm. Ne e dimë se këto qarqe po përdorin të rinjtë për një sërë arsyesh”, ka thënë përfaqësuesi i një shoqate për të humburit.

Çka janë “loverboys”?

“Loverboys" janë trafikantë njerëzish që zakonisht punojnë duke u përpjekur që vajzat ose djemtë e rinj të bien në dashuri me ta. Ndonjëherë ata manipulojnë të rinjtë në mënyra të tjera. Pasi të kenë viktimat nën ndikimin e tyre, ata i shfrytëzojnë ato, për shembull në industrinë e seksit.

Tradicionalisht, një “loverboys” josh vajza dhe djem të rinj, të pambrojtur për një kohë të gjatë në mënyrë që t'i shfrytëzojë seksualisht më vonë. Kjo praktikë po përdoret gjithnjë e më pak. Në ditët e sotme, “loverboys” kërcënojnë viktimat e tyre, duke përdorur shpesh shantazhe dhe dhunë.

Interneti dhe mediat sociale po luajnë një rol në rritje në këtë fenomen. Për shembull, mediat sociale u mundësojnë “loverboys” të kontaktojnë viktimat e tyre dhe të mbledhin informacion rreth tyre.