Gjermania do të ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit, raportoi BBC-ja të mërkurën.
“Do ta përgjysmojmë naftën deri në verë dhe do të jemi në zero në fund të vitit dhe më pas do të vijë gazi”, ka thënë ministrja gjermane e Jashtme, Annalena Baerbock.
Gjermania aktualisht blen 1/4 e naftës së saj e 40% të gazit nga Rusia dhe ka paralajmëruar se do të përballet me recesion nëse furnizimet ndalojnë papritur.
SHBA-ja tashmë ka ndaluar importet ruse të naftës, kurse Britania planifikon t’i ndalojë deri në fund të vitit.
Bashkimi Evropian ka thënë se do të kalojë në furnizime alternative dhe se do ta bëjë Evropën të pavarur nga energjia ruse “përpara vitit 2030”.
Gjermania ka ndaluar lëshimin në punë të gazsjellësit të madh rus Nord Stream 2, për shkak të nisjes së luftës nga Rusia në Ukrainë.