Një tren me ngjyrat e flamurit ukrainas, kaltër e verdhë, është duke kaluar nëpër hekurudhën lokale në prefekturën e Kagawas në perëndim të Japonisë çdo ditë.
Treni është mbuluar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në shenjë solidariteti me këtë vend që është sulmuar nga Rusia para gati dy muajve.
Treni që lëviz mes stacioneve Takamatsu-Chikko dhe Kotohira, mban mesazhe në anglisht si “Ne qëndrojmë me ju" dhe "Për operatorët hekurudhorë të Ukrainës që punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve", raportoi të mërkurën “Euronews”.
Një udhëtare ka thënë se i pëlqejnë mesazhet e trenit kundër luftës. Madje është shprehur e befasuar se si një operator lokal treni ka filluar një fushatë të tillë.
Punonjësja e kompanisë hekurudhore, Imai Kyoko, e cila është iniciatore e ngjyrosjes së trenit, ka thënë se ideja erdhi pasi pa mënyrën se si stafi i trenat në Ukrainë po punojnë për të transportuar shumë të evakuuar.
Kompania hekurudhore po ashtu po mbledh donacione, të cilat do t'i dërgojë në Ambasadën e Ukrainës në Tokio.