Botë

Ukraina pretendon se ka vrarë 20.900 ushtarë rusë

Ukraina ka publikuar të dhëna mbi ushtarët e vrarë të Rusisë që prej kur nisi pushtimi rus.

Ukraina pretendon se 20.900 ushtarë janë vrarë që prej 24 shkurtit dhe 2.087 automjete janë shkatërruar, shkruan Sky News.

Të martën në mbrëmje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ushtria ruse po hedh gjithçka që ka në betejë.

“Ata kanë sjell gjithçka dhe gjithkënd që është i aftë të luftojë kundër Ukrainës”, ka thënë ai në një video adresim.