Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është zotuar të martën se do t’i japë fund varësisë nga nafta dhe gazi rus.
Derisa luftimet po vazhdojnë në Ukrainë, Johnson ka thënë para deputetëve në Westminster se prioritetet i qeverisë së Britanisë së Madhe duhet të jenë afatgjata pasi do të përballen me goditjet ekonomike të këtij agresioni rus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se po tenton të trajtojë ndikimin e çmimeve britanike të energjisë dhe faturave familjare, raportoi BBC-ja.
Sipas Johnsonit, mbështetja e qeverisë për familjet në vështirësi do të ndihmojë për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi rus dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë në afat të gjatë.