Botë

Për të tretën ditë me radhë s’do të ketë korridore evakuimi në Ukrainë

 

E marta do të shënojë ditën e tretë rresht që nuk do të ketë korridore të evakuimit në Ukrainë. Korridoret e mëhershme të hapura, të cilat kanë pasur sukses, kanë lejuar lëvizjen e njerëzve dhe bartjen e ndihmave humanitare, shkruan Sky News të martën.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se po vazhdojnë bombardimet në Donbas dhe në pjesën tjetër të lindjes së Ukrainës, ku presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka nisur një ofensivë të re.