Rusia pretendon se Ukraina ka sulmuar mëngjesin e së martës një fshat të saj.
Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar guvernatorin rus të provincës Belgorod, Vyacheslav Gladkov, i cili ka thënë se si pasojë e sulmit një person ka mbetur i plagosur.
Nuk është bërë e ditur se çfarë lloj sulmi ka qenë, nëse Ukraina ka përdorur mortaja apo raketa.
Edhe më herët ka pasur raportime nga mediat ruse për sulme në brendësi të territorit të Rusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia nis evakuimin e banorëve nga një qytet pas sulmeve nga Ukraina
-
Kremlini pretendon se Ukraina po sulmon brenda territorit rus
-
Rusia e Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme, gjersa Trump e Putin biseduan
-
Raportohet për të plagosur nga një sulm me dronë në Rusi
-
Ukraina sulmon një aeroport ushtarak të Kremlinit