Botë

Putini i quan të dështuara sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë

Putin: Forcat tona kanë vepruar me guxim dhe efikasitet në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, i quajti të dështuara sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, duke shtuar se nuk ia dolën ta dëmtonin ekonomikisht.

Ai deklaroi të hënën se Perëndimi priste që ta “shqetësonte” situatën financiaro-ekonomike, të provokonte panik në tregje, kolaps në sistemin bankar dhe mungesa në dyqane, shkroi “Washingtonpost”.

“Rusia i ka rezistuar presionit të paprecedentë”, deklaroi ai, duke shtuar se rubla ruse është forcuar dhe se vendi ka regjistruar “suficit të lartë tregtar prej 58 miliardë dollarësh në tremujorin e parë”.

Sipas tij, sanksionet ndikuan në rritjen e inflacionit në Rusi në vlerën 17.5 për qind, duke e dëmtuar xhepin e rusëve, porse ka premtuar ndihmën e shtetit në këtë drejtim.

Qëkur nisi pushtimin e Ukrainës, shumica e vendeve perëndimore i vendosen sanksione të ndryshme Rusisë.