Botë

24 spitale të shkatërruara plotësisht në Ukrainë

24 spitale të shkatërruara plotësisht në Ukrainë

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës ka bërë të ditur të enjten se në total 324 spitale janë dëmtuar, ndërkaq 24 prej tyre janë shkatërruar plotësisht që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, më 24 shkurt.

Autoritetet janë duke punuar në planet e tyre për të rindërtuar disa spitale dhe për t’u marrë me riparime tek ato që janë dëmtuar, raportoi Sky News të enjten.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, tash për tash shërbimet mjekësore po kryhen në disa spitale mobile të ngritura në vendet ku janë shkatërruar ato.

Ndonëse Rusia ka deklaruar vazhdimisht se nuk e ka cak infrastrukturën civile, të dhënat nga terreni tregojnë për shkolla, spitale dhe ndërtesa banimi të shkatërruara nga sulmet me raketa.