Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se Moska nuk do të ndalë sulmet në Ukrainë para raundit të ardhshëm të bisedimeve për paqe me Ukrainën.
Por, Lavrov, në një intervistë për kanalin e lajmeve “Rossiya-24”, ka thënë se nuk sheh arsye pse bisedimet të mos vazhdojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti (Vladimir Putin) e ka cekuar më herët se një herë se ne preferojmë të bisedojmë”, ka thënë Lavrov.
Duke e mbrojtur pushtimin rus të Ukrainës, Lavrov ka thënë se operacioni ushtarak ka pasur qëllim për t’i dhënë fund zgjerimit të SHBA-së drejt një dominimi total.
“Operacioni ynë special ushtarak ka synim për t’i dhënë fund synimeve të SHBA-së për dominim total në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Lavrov.