Botë

32 të vdekur në sulmin e parë të madh me bombë në Irak, pas tre vjetësh

Dy persona kanë ngritur veten në erë midis një tregu të stërfrekuentuar në Bagdad, duke lënë të vdekur së paku 32 persona në bombardimin e parë të madh në Irak pas tre vjetësh.

Autoritetet irakiane e përshkruan sulmin si një akt me tipare dalluese të Shtetit Islamik.

Ushtria irakiane ka konfirmuar se dy persona kanë hedhur veten në ajër, në kohën kur qendra e kryeqytetit kishte frekuentimin më të madh të qytetarëve.

Policia ka mbyllur të gjitha rrugët kryesore të Bagdadit për t’i parandaluar sulmet e tjera të mundshme. Sulmet me bomba janë të shpeshta nëpër Irak, por kanë ndodhur më rrallë që prej largimit të ISIS-it.

Sulmi i fundit me bombë ka ndodhur gjithashtu në sheshin Tayaran, gjatë vitit 2018, kur jetën kishin humbur 27 persona.

Dëshmitarët e shpërthimit kanë thënë se njëri prej sulmuesve ishte shtirur si i sëmurë dhe kishte hedhur veten në ajër, teksa njerëzit ishin mbledhur përreth tij.

Autoritetet në Irak nuk besojnë se ISIS-i ka fuqi për të marrë nën kontroll pjesë të shtetit, mirëpo kanë tërhequr vërejtjen për mundësinë e sulmeve të tilla, me qëllim të destabilizimit të Irakut.