Botë

Dy të vdekur nga sulmet ruse në afërsi të Kharkivit

Ndërtesa në Kharkiv e shkatërruar nga bombardimet ruse më 9 prill

Dy persona kanë vdekur dhe shtatë janë lënduar në sulmet ruse në qytetin Dehachy, në rajonin e Kharkivit, ka njoftuar guvernatori lokal Oleh Synyehubov, raporton BBC.

Guvernatori në postimin në Facebook ka shkruar se forcat ruse kanë kryer 66 sulme me artileri në disa rajone.

“Dy persona kanë vdekur. Siç mund të shihni, ushtria ruse po vazhdon të ‘luftojë’ me popullatën civile, pasi nuk ka fitore në fronte të luftës”, ka shkruar Synyehubov.