Botë

OKB-ja: Afro 1500 civilë janë vrarë në luftën në Ukrainë

Rreth 1480 civilë janë vrarë dhe 2195 janë lënduar në Ukrainë që kur ka nisur pushtimi rus më 24 shkurt, ka thënë Rosemary DiCarlo, nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike, raporton CNN.

Ajo ka cituar shifrat e Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

Ajo ka thënë se numri i civilëve të vrarë ukrainas është dyfishuar që kur së fundi ka raportuar në Këshill të Sigurimit më 17 mars.