Kremlini i është përgjigjur deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden se presidenti rus Vladimir Putin duhet të gjykohet për krime lufte, shkruan CNN-i të martën.
Komentet e Bidenit pasojnë zemërimin ndërkombëtar në rritje për vrasjen e civilëve në Bucha, qytet afër Kievit.
Moska zyrtare tha se komentet ishin “të papranueshme” dhe “të padenja” për një president të SHBA-së.
Duke folur me gazetarët në një video-konferencë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha gjithashtu se SHBA-ja mund të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.