Botë

Forcat ukrainase rimarrin kontrollin në Pripyat, pranë centralit bërthamor të Chernobylit

Trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin në Pripyat, qyteti pranë termocentralit bërthamor të Chernobylit, ka njoftuar të dielën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Sot, më 3 prill, njësitë e parashutistëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës morën kontrollin e zonës së qytetit të Pripyat dhe zonën përgjatë kufirit shtetëror të Ukrainës me Republikën e Bjellorusisë”, thuhet në një postim e këtij Shtabi në Facebook, raportoi CNN-i.

Në këtë postim është shtuar edhe një fotografi ku shihet flamuri ukrainas që fluturonte mbi qytet.

Në fund të muajit shkurt, gjatë javës së parë të pushtimit rus të Ukrainës, centrali bërthamor i Chernobylit dhe territori përreth tij ka rënë në duart e trupave rusë.

Sipas ndërmarrjes shtetërore që mbikëqyr termocentralet bërthamore të Ukrainës, të enjten forcat ruse njoftuan se synojnë të largohen prej aty për t’ia dorëzuar kontrollin personelit ukrainas.

“U konfirmua se pushtuesit, të cilët pushtuan termocentralin bërthamor të Chernobylit dhe objektet e tjera në Zonën e Përjashtimit, marshuan drejt kufirit të Ukrainës me Republikën e Bjellorusisë”, ka thënë Energoatomi në një deklaratë të publikuar në Telegram.

Pripyat është një qytet i cili u evakuua në vitin 1986 pas shpërthimit të zjarrit në Çernobil, fatkeqësia më e keqe bërthamore në botë.

Në vitin 2005 Raporti i përgatitur nga Forumi i Chernobylit, të udhëhequr nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), 56 persona kanë vdekur si pasojë e ekspozimit në mënyrë të drejtpërdrejt dhe vlerësohet se mund të ketë 4.000 vdekjeve të tjera, në mesin e rreth 600.000 njerëzve të ekspozuar.