Sergey Nikiforov, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur pretendimin e ukrainës se trupat ruse janë larguar nga rajoni i Kievit dhe po rigrupohen për të goditur Donbasin.
Nikiforov në një intervistë për BBC-në, ka thënë se Moska po tërheq forcat e saj në Bjellorusi dhe po përgatitet për një sulm të ri në lindje të Ukrainës.
"Ata po tërhiqen nga veriu dhe po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të goditur lindjen, për të rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, ka thënë ai.
Ditë më parë nëpërmjet një video-mesazhi, presidenti Zelensky ka njoftuar se Ukraina është duke forcuar mbrojtjen e saj në lindje dhe jug të vendit në përgatitje për përpjekjet ruse për t’i kapur të dyja rajonet.