Botë

Këshilltari i Zelenskyt: Ushtarët rusë po lënë prapa dëshmi të krimeve të luftës

Forcat ruse mund të jenë duke lënë prapa dëshmi të krimeve të luftës, ndërsa po tërhiqen nga territoret rreth kryeqendrës së Ukrainës, Kievit, ka thënë këshilltari i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për BBC të dielën.

Sergey Nikiforov i ka përshkruar imazhet nga qytetet si Bucha, Hostomel e Irpin – të tria në afërsi të Kievit – si “zemërthyese”.

Ai ka thënë se forcat ukrainase kanë gjetur varre masive, në të cilën shihen trupat e pajetë me duar dhe këmbë të lidhura, e po ashtu trupa të civilëve të ekzekutuar me plumba prapa kokës.

“Është shumë e vështirë të kuptohet pse po ndodh kjo. Është brutale. Nuk ka nevojë ushtarake për të bërë këtë”, ka thënë Nikiforov.