Qyteti Bucha në Ukrainë është kthyer në një vend me varrezat masive më të mëdha nga pushtimi rus i Ukrainës.
Kryebashkiaku Anatoly Fedoruk, ka thënë të shtunën për AFP-në se në këtë vend tashmë janë varrosur 280 njerëz në varre masive.
Ai ka njoftuar se rrugët e qytetit të shkatërruar janë mbushur me kufoma.
“Të gjithë këta njerëz u vranë, u qëlluan në pjesën e pasme të kokës. Viktimat janë burra, gra, e madje edhe një djalë 14-vjeçar është parë në mesin e të vdekurve”, ka thënë ai, raporton BBC-ja.
Fedoruk ka njoftuar se të paktën 22 trupa të pajetë janë parë në rrugët e Buchas, por nuk kanë mundur t’i mblidhnin për shkak të dyshimeve se forcat ruse i kanë rrethuar këto kufoma.
Bucha ka qenë cak i luftimeve të ashpra gjatë javëve të fundit, duke qenë nën pushtimin rus për rreth një muaj, derisa është rimarrë nga forcat ukrainase gjatë kësaj jave.
Derisa u arrit te tërheqja e trupave ruse, ky qytet është si një rrugë nga Rusia për të hyrë në Kiev në mënyrë që ta rrëzojë presidentin Volodymyr Zelensky.