Botë

Forcat ruse shpërndajnë me dhunë protestën në qytetin e pushtuar ukrainas

Pamjet nga qyteti i pushtuar ukrainas i Enerhodarit të shtunën tregojnë zhurmë dhe re tymi të bardhë që lëshohen në shesh gjatë një mitingu pro-ukrainas.

Banorët ishin mbledhur në qytetin jugor të pushtuar për të folur dhe kënduar himnin kombëtar të Ukrainës, raporton Sky News.

Autoritetet lokale kanë thënë se ushtarët rusë mbërritën në vendngjarje duke i futur disa ukrainas në furgonë të paraburgimit.

Forcat ruse po ashtu i kanë shpërndarë protestuesit me shpërthime.

Enerhodar është në lumin Dnipro në Ukrainën jugore dhe është shtëpia e punëtorëve të centralit bërthamor, Zaporizhzhia.