Botë

Turqia do ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri turk Binal Yildirim deklaroi sot se do të propozojë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për tre muaj, transmeton CNN Turk.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pat deklaruar të mërkurën se në rrethanat aktuale nuk vjen absolutisht në pyetje heqja e gjendjes së jashtëzakonshme.