Një nga studentët nigerianë, i cili kishte ikur nga lufta në Ukrainë, ka vdekur në vendin e tij të lindjes, në Sokoto. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në vdekjen e studentit Huzaifa Habibu.
Babai i tij, i ka thënë BBC-së të martën se ai ishte shtrirë në spital për shkak të humbjes së apetit.
Studenti 22-vjeçar i cili ishte duke studiuar mjekësinë në Ukrainë, do të diplomonte vitin e ardhshëm, por u kthye në vendin e tij të lindjes dy javë më parë për shkak të luftës.
Ishte hera e parë pas 3 vjetëve që u kthye në Nigeri.
Babai i tij ka thënë se ai u kishte rrëfyer për tmerret e luftës në Ukrainë.
Nigeria ka evakuuar mbi 1.500 studentë nga Ukrainë pas fillimit të pushtimit të këtij vendi nga Rusia më 24 shkurt, por janë edhe 100 tjerë të cilët janë bllokuar në qytetin e Khersonit.