Rusia pretendon se është duke u bërë përparim në negociata me Ukrainën.
Negociatori rus Vladimir Medinsky ka thënë se Moska e Kievi “janë në gjysmë të rrugës” për të arritur marrëveshje në çështjet si demilitarizimi dhe neutraliteti i Ukrainës. Këtu përfshihet edhe heqja dorë nga anëtarësimi në NATO, raporton agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedinsky ka thënë se ekipet negociuese kanë biseduar për garanci të sigurisë nëse Ukraina më nuk tenton t’i bashkohet NATO-s.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të enjten e ka njoftuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për kërkesat e Rusisë që të arrihet një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Kryesore është që Ukraina të pranojë statusin neutral e po ashtu të mos aplikojë për anëtarësim në NATO. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është pajtuar deri diku me këtë.
Por ka elemente tjera që duket vështirë të pranueshme.