Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni e quan Putinin kriminel lufte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, një "kriminel lufte" për herë të parë që nga pushtimi rus në Ukrainë, raporton Reuters.

Derisa mbajti një konferencë për media sot në Shtëpisë së Bardhë, Biden iu referua Putinit si një "kriminel lufte", e që është hera e parë që ai e përdor atë term në lidhje me liderin rus që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë më 24 shkurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të kaluarën, Shtëpia e Bardhë kishte shmangur përdorimin e shprehjes "kriminel lufte", duke cituar një hetim të vazhdueshëm për pushtimin rus të Ukrainës.

Vërejtjet e Bidenit për Putinin pasojnë një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.


Kremlini e quan të pafalshme deklaratën e Bidenit për Putinin

Deklaratën e presidentit amerikan, Joe Bideni për homologun e tij rus, Vladimir Putin, Kremlini e ka quajtur “të pafalshme”.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kremlini thotë se komentet e Bidenit janë "retorikë e papranueshme dhe e pafalshme", raporton BBC.