Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sanksionet e Rusisë ndaj liderëve amerikanë janë më shumë simbolike sesa pasoja

Urdhri i ndalimit nga Kremlini për të shkelur tokën ruse dhënë presidentit të SHBA-së, Joe Biden, stafit të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe një ish-sekretare shteti që nuk ka mbajtur poste publike në nëntë vjet, Hillary Clintonit, është një hakmarrje simbolike, por jo veçanërisht e rëndësishme për sanksionet. SHBA-ja dhe aleatët i kanë imponuar Rusisë këtë vendim. Nuk është se ndonjë nga amerikanët e listuar kishte interesa të rëndësishme financiare atje, shkruan BBC. 

Masa është një reflektim, megjithatë, i hendekut në rritje midis SHBA-së dhe Rusisë në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndalimi i diplomatit të lartë amerikan, sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, që të shkelë në tokën ruse, tregon që marrëdhëniet midis dy vendeve janë në kulm që pas Luftës së Ftohtë.

Kjo ka pasoja shumë reale jashtë konfliktit të Ukrainës, pasi SHBA-ja dhe Rusia kishin shpresuar të bashkëpunonin për negociatat bërthamore iraniane, kundër terrorizmit, ngrohjen globale dhe çështje të tjera urgjente ndërkombëtare.

Shanset që kjo të ndodhë tani janë gjithnjë e më të zbehta.