Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja vendos paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian është pajtuar këtë mëngjes për paketën e katërt të sanksioneve, duke përfshirë edhe ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për oligarkun Roman Abramovichin, ka bërë të ditur Franca, që kryeson Këshillin e BE-së.

Detajet e plota pritet të publikohen në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian gjatë ditës së sotme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sanksionet përfshijnë:

Ndalimin e i importit nga Bashkimi Evropian për një sërë produktesh çeliku.

Ndalimin e investimeve të reja në sektorin energjetik rus, me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore civile dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE.

Ndalimin e eksportit të Bashkimit Evropian për mallrat luksoze (p.sh makinat luksoze, bizhuteritë) mbi 300 euro.

Ndalimi i vlerësimit të Rusisë dhe kompanive ruse nga agjencitë e vlerësimit të kredisë së BE-së dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit për klientët rusë, gjë që do të rezultonte në humbjen e aksesit të mëtejshëm në tregjet financiare të BE-së.

Ndalimi pason diskutimet midis liderëve të BE-së në Versajë të enjten dhe të premten.