Rreth 20 persona raportohet se kanë vdekur e dhjetëra janë lënduar në Donetzk, raporton agjencia AP.
Autoritetet lokale në këtë qytet separatist të Ukrainës, thonë se sulmi ishte bërë nga forcat ukrainase me raketë Tochka-U.
Dëshmitarët kanë thënë se sistemi i mbrojtjes ajrore i Donetzkut ia ka dal ta godasë raketën në fluturim, por copat e raketës kanë rënë në Bulevardin Shevchenko dhe janë shpërndarë në drejtime të ndryshme duke shkaktuar vdekjen e disa personave.
Copat e raketës janë gjetur qindra metra larg nga vendi ku ndodhi rënia në qytetin që drejtohet nga separatistët pro-rus.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia sulmon me raketa Donetskun, të paktën një i vdekur
-
Raketa ruse godet qendrën e qytetit në Kostiantynivka, 16 të vdekur
-
Shtatë të vrarë në sulmin me raketa ruse në një qytet në Ukrainë
-
Pesë të vdekur në një sulm rus me raketa në lindje të Ukrainës
-
13 të vdekur nga shpërthimet në Donetsk, Rusia akuzon Ukrainën