Guvernatori i Lvivit ka thënë se nëntë persona kanë vdekur pas një sulmi rus me raketa në Qendrën Ndërkombëtare për Paqeruajtje dhe Siguri, ndërsa janë lënduar 57 të tjerë, raporton Reuters.
Maksym Kozytskyy ka treguar se 30 raketa janë hedhur në bazën ushtarake që gjendet rreth 50 kilometra në jugperëndim të Lvivit dhe rreth 25 kilometra nga kufiri me Poloninë. Sulmi ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të dielën.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Oleksii Reznikov, e ka quajtur sulmin e Rusisë me bomba në Qendrën Ndërkombëtare për Paqeruajtje dhe Siguri “sulm terrorist”.
Reznikov ka thënë se instruktorë të huaj punojnë në atë bazë ushtarake.
“Është një sulm i ri terrorist ndaj paqes dhe sigurisë në afërsi të kufirit BE-NATO. Duhet merren masa. Mbyllni qiellin”, ka bërë thirrje Reznikov në Twitter.
-
Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi në bazën ushtarake në afërsi të Lvivit
-
Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur
-
Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt
-
Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga sulmi në Lviv, prej tyre tre fëmijë
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i Rusisë në qytetin ukrainas Chernihiv