Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë 14,9 miliardë dollarë për Ukrainën

Udhëheqësit e Kongresit të SHBA-së kanë arritur një marrëveshje dypartiake për të siguruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Financimi do t'i bashkëngjitet një pakete të gjerë shpenzimesh qeveritare që pritet të kalojë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madhësia e paketës së Ukrainës është dukshëm më e lartë se ajo që kishte kërkuar Shtëpia e Bardhë.

Përafërsisht gjysma e parave do të shkojnë për ndihma humanitare dhe ekonomike, ndërsa gjysma tjetër do të ndihmojë mbrojtjen e Ukrainës dhe vendeve fqinje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se sapo ka folur me kryetaren demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Kryetaren Nancy Pelosi, për ta falënderuar për mbështetjen.

Po ashtu edhe Bashkimi Evropian ka nënshkruar një memorandum me Ukrainën për 1,2 miliardë euro ndihmë makro-financiare.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri i Ukrainës, Denis Shmygal.