Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri holandez: E pamundur që BE-ja të ndërpresë plotësisht gazin dhe naftën ruse

Nuk është e mundur që Bashkimi Evropian të ndërpresë plotësisht furnizimin me naftë dhe gaz rus, ka paralajmëruar kryeministri holandez, Mark Rutte.

Rutte ka shtuar se duhet diskutuar mbi varësinë që ka Evropa nga nafta dhe gazi rus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë tonë nga nafta ruse dhe gazi rus. Unë nuk do të lutem për të ndërprerë furnizimin tonë me naftë dhe gaz sot nga Rusia", ka thënë Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez të mërkurën në Paris, raporton CNN.

Blloku ka nevojë për furnizimin rus, theksoi Rutte, duke e quajtur atë si një të vërtetë të pakëndshme.

Të martën, BE-ja njoftoi planet e saj për të ulur importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe për të eliminuar nevojën e saj të përgjithshme për naftë.

Rutte shtoi se sanksionet e bllokut kundër Rusisë janë "të drejtuara" nga udhëheqja ruse, jo nga njerëzit.