Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ministrat e jashtëm të Rusisë e Ukrainës janë dakorduar të takohen për bisedime. Bisedimet do të zhvillohen të enjten në Turqi, raporton BBC.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shpreson që takimi në Antalya do të hapë rrugën për një armëpushim të përhershëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është e qartë se çfarë mundësie ka të bëhet përparim, veçanërisht pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se do të ndjekë qëllimet e tij qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake.
Turqia është anëtare e NATO-s, por presidenti turk është përpjekur të krijojë një qëndrim më ndryshe nga shtetet Perëndimore sa i përket pushtimit rus.
Derisa ai ka thënë se Turqia nuk e pranon atë që po i ndodh ukrainasve, sanksionet thotë se “pothuajse janë shnëdërrar në gjueti shtrigash kundër qytetarëve rusë, kundër letërsisë, studentëve dhe artistëve rusë”.
Ai ka veçuar Filarmoninë e Mynihut për shkarkim të dirigjentit të njohur Valery Gergiev, që është përkrahës i Putinit. Këtë e ka quajtur vendim qesharak.