61 spitale në Ukrainë nuk janë duke funksionuar për shkak të sulmeve nga forcat ruse.
Siç ka njoftuar të martën Ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Viktor Lyashko, autoritetet nuk ishin në gjendje të dërgonin furnizime mjekësore për komunitetet e vijës së parë.
Shkak i mosfurnizimit të këtyre spitaleve, ministri thotë se ka qenë mungesa e korridoreve humanitare.
"Terroristët nga vendi agresor kanë nxjerrë jashtë funksionit 61 spitale. Autoritetet nuk ishin në gjendje të dërgonin furnizime kritike mjekësore për komunitetet e vijës së parë për shkak të mungesës së ‘korridoreve humanitare’", raporton Reuters.
Rusia mohon të ketë sulmuar objektiva civilë.
Artikuj të ngjashëm
-
24 spitale të shkatërruara plotësisht në Ukrainë
-
Sulmet ruse lënë dy rajone kryesore të Ukrainës pa energji elektrike
-
Rusia bombardon një spital ukrainas, vret së paku 9 persona
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sulmin në spitalin e fëmijëve në Kiev
-
Shkon në 31 numri i të vdekurve nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë