Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham pasi ai u duk se bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin në Twitter.
Graham kishte thënë se e vetmja mënyrë se si përfundon pushtimi rus në Ukrainë është që dikush në Rusi ta heqë qafe këtë djalë [Putinin].
Graham, i cili përfaqëson Karolinën e Jugut, shkroi në Twitter: "Do t'i bënit vendit tuaj - dhe botës - një shërbim të madh".
Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve: "Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë".
Komentet e Grahamit kanë shkaktuar zemërim në Rusi, me ambasadorin e vendit në SHBA duke i cilësuar ato si "rusofobi histerike".
-
Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham
-
“Edhe nëse i kalon pushimet me Putinin, duhet ta përfundosh luftën në mënyrë të drejtë”
-
Propozohen tarifa 500% ndaj blerësve të naftës ruse nëse Putini refuzon paqen
-
Rusia i reagon Bidenit: Krahasimi i Putinit me Hamasin është i papranueshëm
-
SHBA-ja i përgjigjet Rusisë lidhur me kërcënimet për luftën bërthamore