Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë të mërkurën se beson se Rusia qëllimisht po shënjestron civilët në Ukrainë, por nuk pranoi të thoshte se ai besonte se krime lufte po kryhen, raporton CNN.
“Është e qartë” se po shënjestrojnë civilët, ka thënë Biden.
I pyetur nëse besonte ne Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë, Biden tha, “Ne po e ndjekim atë nga afër. Është shumë herët për ta thënë këtë”.
Ai ka shtuar se “asgjë nuk është jashtë tavolinës” sa i përket sanksioneve kundër Rusisë.
Bideni ka thënë se është në dorën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt për të vendosur nëse dëshiron të qëndrojë në vendin e tij ndërsa Rusia po tenton ta marrë kryeqytetin.