Botë

Rreth 150 mijë ukrainas e kanë lëshuar shtetin brenda 24 orëve të fundit

Një numër shtesë prej 150,000 qytetarësh ukrainas e kanë lënë vendin e tyre, Brenda 24 orëve të fundit, ka bërë të ditur shefi i refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi.

Sipas tij, mijëra qytetarë të tjerë po vazhdojnë të lëvizin për t’i ikur konfliktit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 660,000 refugjatë e kanë lënë Ukrainën, brenda gjashtë ditëve prej që ka filluar pushtimi nga rusët.

Kjo parashihet se do të jetë një prej krizave më të mëdha të refugjatëve që ka përjetuar Evropa këtë shekull.

.