Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pezullojnë operacionet në ambasadën amerikane në Bjellorusi për shkak të çështjeve të sigurisë, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Departamenti i Shtetit i SHBA ka pezulluar operacionet në Ambasadën tonë në Minsk, Bjellorusi dhe ka autorizuar largimin vullnetar (“largimin e autorizuar”) të punonjësve jourgjent dhe anëtarëve të familjes në Ambasadën tonë në Moskë, Rusi. Ne i morëm këto hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë”, tha Blinken të hënën në mëngjes.
Ai përmendi përparësinë më të lartë të departamentit që është siguria e qytetarëve amerikanë, duke përfshirë personelin e qeverisë së SHBA-së në mbarë botën.
“Departamenti i Shtetit rregullon vazhdimisht qëndrimin e tij në ambasada dhe konsullata në mbarë botën në përputhje me misionin e tij, mjedisin e sigurisë lokale dhe situatën shëndetësore. Në fund të fundit, ne nuk kemi prioritet më të lartë se siguria e qytetarëve amerikanë, dhe kjo përfshin personelin tonë të qeverisë amerikane dhe vartësit e tyre që shërbejnë në mbarë botën", tha Blinken.
-
SHBA-ja u bën thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga Bjellorusia
-
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev, zhvendos stafin diplomatik në Lviv
-
SHBA-ja mbyll ambasadën në Kiev nga frika e një sulmi të madh rus
-
Blinkeni me vizitë të paparalajmëruar në Kiev
-
Blinkeni i kërkon Lavrovit lirimin e amerikanëve të arrestuar