Turqia do të ndalojë kalimin e luftanijeve ruse përmes Detit të Zi, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Por, ai nuk ka thënë qartë nëse Turqia ka marrë një vendim të tillë.
Zelensky ka thënë se shteti i kishte premtuar mbështetje ushtarake dhe humanitare.
Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse përmes Detit të Zi "për ne është tepër i rëndësishëm sot".
Të enjten, 13 ushtarë ukrainas u vranë në Detin e Zi pasi u bombarduan nga një anije dhe nga ajri.
Turqia ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, megjithëse presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se të dy shtetet janë mike për të.
I thank my friend Mr. President of ?? @RTErdogan and the people of ?? for their strong support. The ban on the passage of ?? warships to the Black Sea and significant military and humanitarian support for ?? are extremely important today. The people of ?? will never forget that!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022