Një gjykatë braziliane sot e ka shpallur fajtor për korrupsion ish – presidentin e vendit Luiz Inacio Lula da Silva për korrupsion dhe e ka dënuar me nëntë vjet e gjysmë burgim.
Lula ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrë një banesë si ryshfet, në një skandal të korrupsionit, lidhur me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras ndërsa ka shtuar se gjykimi i tij është i motivuar politikisht
Lula ka shërbyer tetë vjet si president i Brazilit, deri në vitin 2011.