Botë

Reka për Serbinë: E përkëdhelura e Brukselit

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se pavarësisht veprimeve të Serbisë, Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarrë diçka kundër, përveç që sipas tij, e ka “përkëdhelur”.

Në një postim në Facebook ai përmendi refuzimin e Serbisë për sanksione kundër Rusisë në rastin e Krimesë dhe tash për atë në Ukrainë.

“Dje Serbia refuzoi sanksionet e BE-së kundër Rusisë, për invazionin në Ukrainë. Tash tetë vite nuk i zbatoi as sanksionet për aneksimin rus të Krimesë. Ajo dje në mbledhjen e OSBE-së në Vjenë, mbeti me Rusinë dhe satelitët e saj, edhe pse përfaqësuesit e BE-së, në shenjë proteste lëshuan takimin”.

Reka shtoi se Serbia edhe pse negocion anëtarësimin në BE, zbaton vetëm 43% të politikës së jashtme të BE-së. “Përkundër kësaj, Këshilli Evropian, në samitin e fundit në dhjetorin e kaluar, shpërbleu vetëm Serbinë me hapje të kaptinave të reja negociuese”.

Ai tha se Serbia po dëshmon se është pjesë e Unionit Euro-Aziatik, por larg Unionit Evropian.

“Megjithatë mbetet e përkëdhelura e Brukselit”.