Botë

Bideni po shqyrton dërgimin e më tepër trupa amerikanë në lindje të Evropës

Foto: AP
 

Administrata Biden është duke shqyrtuar që të lëvizë më tepër trupa amerikane që gjenden në Evropë për në shtetet në lindje të Evropës, për shkak të sulmit rus kundër Ukrainës, raporton CNN.

NATO i ka dhënë Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë, gjeneralit amerikan Tod Wolters, autoritetin për ta aktivizuar pozicionin mbrojtës të NATO-s, në të cilin do të përfshihet edhe aftësia për të aktivizuar Forcën Reaguese të NATO-s.